“Vdiq sa i bënë gjilpërën në këmbë”, reagon zyrtarisht spitali i Pogradecit pas vdekjes së mësueses që vuante nga astma

Ditën e djeshme u shpërnda me shpejtësi lajmi se mësuesja Anila Bazelli ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit, ku kishte shkuar për një vizitë pasi nuk po ndihej mirë.

Pas ngjarjes së rëndë, familjarët hodhën akuza të rënda ndaj mjekëve të spital për kurim të pakujdesshëm që solli sipas tyre edhe vdekjen.

Sot ka reaguar publikisht Spitali i Pogradecit, ku shefi i Shërbimit, Vasfi Topçiu, teksa iu shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e madhe, deklaroi se sa i përket shërbimit, urgjenca ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin kur pacientja u paraqit në spital për të marrë mjekim.

“Shprehin ngushëllimet për familjarët në lidhje me ngjarjen e djeshme si mjekë dhe si bashkëqytetarë. Mund t’iu them se shërbimi i urgjencës ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme që në momentin e parë që pacientja është paraqitur në spital. Për detaje të tjera jemi duke pritur përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe nuk mund të japim asnjë informacion tjetër”, tha Topçiu.

DËSHMIA E BASHKËSHORTIT TË VIKTIMËS:

Bashkëshorti i Bazellit deklaroi ditën e sotme se bashëshortja e tij ishte në gjendje të mirë në momentin që mbërriti në spitalin e Pogradecit. Në momentin kur ia bënë gjilpërën, Luan Bazelli tha se gruaja e tij ndërroi jetë, duke hedhur akuza mbi stafin e spitalit. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 29.09.2021 16:20