“Grip dhe Covid në të njëjtën kohë”, mjeku shpjegon pasojat e rënda

Ndërsa mjekët shqetësohen për versionet e reja të koronavirusit, ekziton dhe mundësia për një tjetër “luftë”: Atë të dy viruseve në të njëjtën kohë.

Dr. Adrian Burroëes thotë se “ju mund të merrni gripin dhe Covid-19 në të njëjtën kohë dhe kjo do ishte katastrofike për sistemin imunitar”.

Ndërsa sipas epidemiologes, Seema Yasmin, “infektimi me njërën mund t’ju bëjë më të prekshëm për t’u sëmurë me tjetrën sepse trupi dobësohet, mbrojtjet bien dhe kjo ju bën më të prekshëm për të marrë një infeksion të dytë”.

Si Covid-19, ashtu edhe gripi, mund të sulmojnë mushkëritë, duke shkaktuar potencialisht pneumoni, lëng në mushkëri ose probleme me frymëmarrjen, sipas CDC. Sëmundje të tjera përfshijnë dëmtime kardiake, inflamacion të zemrës, trurit ose indeve të muskujve.

Të paturit e dy sëmundjeve njëkohësisht, rrit rrezikut e efekteve afatgjata për secilën nga problemet e përmendura më lart. Mjekët dyshojnë se edhe potenciali për pneumoni do të ishte më i lartë. Mushkëritë nuk mund të marrin oksigjen të mjaftueshëm në gjak./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 16:29