Vdekja e 32-vjeçarit pas shoqërimit në komisariat, çfarë ndodhi gjatë natës? Nisin hetimet

Një ngjarje u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku policia ndaloi për kontroll shtetasin Laer Kurti në zonën e Don Bosko-s në kryeqyetet dhe gjatë shpoqërimit në komisartiat, i riu filloi te ndjehej keq dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Prokuroria dhe “Bluitë” kanë nisur hetimet.

Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.

Por ky i fundit, konkretisht 32-vjeçari me inicialet L.K., u ndalua dhe gjatë shoqërimit në komisariat, nisi të kishte probleme shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital, por aty humbi jetën.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp./albeu.com