V*asja e 61-vjeçarit në Bulqizë/ Ngritën alibinë se u sulmua nga ariu, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut kanë mohuar në Gjykatën e Dibrës se kanë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit, të ndodhur më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës. Shqyrtimi i kërkesës për masën e sigurisë ndaj tyre po zgjat prej rreth dy orësh dhe seanca ende nuk ka përfunduar.

Informacionet nga salla e gjyqit bëjnë të ditur se Sadete Fiku dhe i biri, Gazmir Fiku, kanë kundërshtuar dyshimet për përfshirjen e tyre në krim, duke deklaruar se nuk e kanë vrarë ata dhe se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Gjykata nuk ka dhënë ende vendim për masën e sigurisë. Arrestimi i Sadete Fikut, 57 vjeçe, dhe Gazmir Fikut, 33 vjeç, u njoftua nga policia një ditë pas ngjarjes, pasi të dy dyshohen për përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit.

Të lidhura

None found

Versioni i paraqitur fillimisht ishte se Urim Fiku kishte pësuar një sulm nga një ari. Megjithatë, ekzaminimi mjeko-ligjor në Tiranë konstatoi një plagë me armë zjarri në gjoksin e tij. Edhe dëmtimet e vërejtura në kokë i përforcuan dyshimet e policisë. Puna hetimore vazhdon për të sqaruar tërësisht rrethanat e ngjarjes.

Nga raportimet mësohet se familjarët e transportuan 61-vjeçarin drejt spitalit të Bulqizës, por ai mbërriti atje pa shenja jete. Ata kundërshtuan përgatitjen e trupit të pajetë nga stafi spitalor, duke thënë se do të kujdeseshin vetë për këtë proces, në përputhje me traditën e tyre.


Shtuar më 6.11.2026 15:05

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş