Gjykata e Apelit, ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Ilir Beqarajn, të akuzuar për vrasjen e ish-policit të Burgjeve, Gentian Bejtja, duke i ulur ndjeshëm dënimin me burg.
Trupi gjykues i ka caktuar Beqarajt 20 vite burgim, por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar që ai do të vuajë është 12 vite e 8 muaj burg.
Të lidhura
None found
Në shkallën e parë, Ilir Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg. Me vendimin e ri, Apeli ka ndryshuar masën e dënimit, duke e ulur atë me më shumë se 11 vite krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Gentian Bejtja, ish-punonjës i Policisë së Burgjeve, u vra në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk. Kujtohet se më herët, familja e Bejtjas ishte goditur edhe nga një tjetër ngjarje e rëndë kriminale, ku në një atentat mbeti i vrarë kunati i tij, ndërsa djali i mitur u plagos.







