Vajzat jetonin në kushte të mjerueshme, detajet nga shkatërrimi i bandës që trafikonte qënie njerëzore, kush është gruaja e shqiptarit që drejtonte

Një organizatë kriminale e trafikut të qenieve njerëzore, e drejtuar nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, është çmontuar në Athinë nga Nëndrejtoria e Krimit të Organizuar. Mediet greke kanë zbardhur detajet në lidhje me organizatën.

Makthin absolut në duart e tutores 40-vjeçare nga Uzbekistani e kanë jetuar të paktën nëntë bashkatdhetare të saj, të cilët ajo i mbante të burgosura në apartamente në Omonia.

Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga “kthetrat” ​​e bandës, si rezultat i së cilës ajo u shpëtua nga banorët e sheshit Vathi të cilët lajmëruan Policinë.

Deri më tani është arrestuar 40-vjeçarja nga Uzbekistani e cilësuar si “truri” i unazës, ndërsa janë identifikuar edhe tre persona të tjerë si anëtarë të organizatës kriminale.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar shqiptar, partneri i 40-vjeçares,një grua nga Uzbekistani që ndërrmerte udhëtimet “sekret” për grate, viktima të trafikimit në Greqia, dhe një bullgar që i transportonte nga kufiri në Athinë.

Siç doli nga hetimi i Departamentit të Policisë së Anti-Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqi.

Tutorët kishin nën kontroll dy shtëpi publike, në rrugën Iasonos në zonën Omonia dhe në rrugën Kolonou në Metaxourgeio, shkruan Albeu.com.

Aty, ata i mbanin viktimat e tyre në kushte të mjerueshme, duke i kërcënuar ose me rrahje ose me një borxh të pretenduar për t’i paguar rrjetit për shërbimet e kryera.

Çështja doli në “dritë” pas denoncimit të një viktime që ra në “rrjetat” e organizatës marsin e kaluar.

Vajzës me origjinë nga Uzbekistani iu tha se do të punësohej në Greqi me pagë të mirë.

Për shkak se ajo ishte në gjendje të keqe financiare, kontaktoi me 40-vjeçaren përmes internetit, e cila e ka bindur të vinte të punonte në dy shtëpi publike që i operonte me partnerin e saj në Athinë.

Pasi arriti ta bindte të vinte në Greqi, ajo mori përsipër shpenzimet e udhëtimit dhe caktoi një bashkëpunëtor të saj që ta largonte nga Uzbekistani dhe ta sillte në Greqi.

Gruaja fatkeqe, së bashku me një tjetër viktimë, kaluan në këmbë kufirin për në Evros, ku i priste një bullgar, pjesëtar i bandës.

Ai mori përsipër t’i transportonte me makinën e tij në Athinë dhe t’ia dorëzonte çiftit të tutorëve. Fillimisht, 40-vjeçarja nga Uzbekistani e priti gruan në një apartament përdhes, në Michael Voda dhe më pas, pa e informuar, paraqiti në emër të saj një aplikim online për leje qëndrimi të paligjshëm në Greqi.

Në fakt, ajo e detyroi të paguante 1000 euro si për lejen e qëndrimit, ashtu edhe për koston e udhëtimit nga Uzbekistani në Athinë. Që atëherë e deri të mërkurën e kaluar filloi makthi i vajzës, shkruan Albeu.com.

Gruaja 40-vjeçare dhe 35-vjeçari shqiptar e detyruan të jetonte çdo ditë në kushte të këqija sanitare në një banesë përdhese në rrugën Iasonos.

Viktima priste klientët për 12 orë pa pushim edhe në ditët kur kishte menstruacione… Dhe të gjitha këto për 10 euro që duhej t’u jepte tutorëve si shlyerje të borxhit.

Ndërsa 40-vjeçarja nga Uzbekistani dhe partneri i saj kishin përfituar më shumë se 37 mijë euro nga shfrytëzimi i viktimës së tyre.

Në fillim të qershorit, gruaja i dërgoi fshehurazi nënës së saj në Uzbekistan 1500 euro nga koleksioni i shtëpisë publike.

Tutorja 40-vjeçare e kuptoi këtë dhe shkoi në bordello pasditen e së mërkurës për ta ndëshkuar.

Aty filloi ta rrihte brutalisht viktimën në sy të dy grave si shembull për të tjerët.

Më pas, e çoi në një banesë në qark, në rrugën Neophytou Metaxa, e kërcënoi me thikë, e goditi me grusht në kokë dhe më pas e rrahu me karrige.

Në përpjekje për t’i shpëtuar tërbimit të tutores së pamëshirshme ajo doli në ballkon dhe tentoi të hidhej nga kati i parë.

Fqinjët, duke menduar se gruaja fatkeqe po tentonte të vriste veten, kanë lajmëruar Aksionin e Menjëhershëm i cili ka bastisur banesën.

Vajza nga Uzbekistani u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë dhe të nxira në të gjithë trupin e saj, ndërsa policia vuri në pranga 40-vjeçaren, e cila kërcënoi viktimën e saj për të mos e denoncuar.

Paraditen e djeshme, Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani, shkruan Albeu.com.

Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngrit një dosje për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.

Pasditen e së premtes, 40-vjeçarja u soll në Prokurorinë e Athinës, ndërsa viktima e trafikut u kthye në Uzbekistan me kërkesë të saj./Albeu.com/


Shtuar 17.06.2023 21:09