Uzuni “hero”, dhuron asisin që vlen 3 pikë në fund të ndeshjes

Myrto Uzuni po kalon një formë mjaft të mirë sportive, duke qenë protagonist apbsolut për skuadrën e tij Granada në La Liga 2.

Uzuni ka dhënë një asis për shokun e tij të skuadrës në minutat e fundit përballë Malagës, i cili realizoi me portën thuajse të boshatisur.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare hodhi një top mjaft të bukur në zonë për shokun e tij Serxhio Ruiz, që mjaftonte për të shtyrë në rrjetë topin në minutën e 92′.

Me këtë fitore të rëndësishme Granada vazhdon të jetë në zonën “playoff” për t’u ngjitur në La Liga, ndërsa Uzuni vazhdon të tregojë se është një nga lojtarët e momentin në kampionat.


Shtuar 27.02.2023 23:23