Ura e Ibrit, KFOR: Rihapet përmes dialogut politik

Misioni i KFOR-it ka bërë me dije se rihapja e Urës së Ibrit për qarkullim të makinave është një problematikë që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.

Ky qëndrim i KFOR-it vjen pasi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut një asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë iniciativë për të bërë një kërkesë tek autoritetet qëndrore për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Të lidhura

None found

“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR për mediat në Kosovë.


Shtuar më 29.04.2023 22:08

Tags: , , ,