Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025.
Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga shkollat e larta, rektor i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, bëri të ditur se ka një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve që kanë aplikuar në këtë universitet.
Të lidhura
None found
Megjithatë, problem mbeten degët e mësuesisë, veçanërisht ato të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku këtë vit ka rreth 600 aplikime më pak. Rënie e interesit pritet të ketë edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si dhe në Fakultetin e Histori-Filologjisë në profilet e mësuesisë.
Nesër nisin regjistrimet e studentëve të rinj sipas degëve ku kanë fituar në raundin e parë. Ky raund është i ndarë në 7 faza 48-orëshe dhe do të zgjasë dy javë, për t’i hapur më pas rrugë raundit të dytë, me synim plotësimin e kuotave të mbetura bosh.
