Ukraina shkatërron avionë të tjerë rusë, shihni pamjet satelitore (FOTO LAJM)

Imazhet që shihni më poshtë, të kapura nga “Planet” duket se tregojnë një numër helikopterësh rusë të shkatërruar nga një sulm ukrainas në aeroportin e kapur Kherson.

Forcat ruse morën qytetin e Khersonit në fillim të pushtimit dhe e kanë nën kontroll që atëherë.

Qyteti jugor është një port i rëndësishëm në Detin e Zi dhe shtëpia e pak më pak se 300,000 njerëzve.

Inteligjenca britanike ka treguar se Rusia po synon të instalojë një qeveri pro-Moskë në Kherson./albeu.com