Konkursi i Këngës, Eurovizion do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Organizatorët e këtij konkursi kanë vendosur se konkursi nuk mund të mbahet në vendin fiturs, Ukrainë, për shkak të luftës që po zhvillohet Ukrainë-Rusi.
The United Kingdom will host #Eurovision 2023! ??????
➡️ Everything you need to know here: https://t.co/qQVS3gierN pic.twitter.com/IpHCA2i4U6
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) July 25, 2022
Britania ishte në vend të dytë në Eurovizion, prandaj dhe konkursi do të mbahet në këtë shtet sipas Unionit Evropian të Transmetuesve. Mendohet se dy nga qytetet britanike që mund të mbahet konkursi janë Manchester ose Glasgow të cilat kanë shprehur interesimin e tyre. Britania ka një numër të lartë vendesh për spektatorët, arena të përshtatshme, akomodim dhe lidhje transporti ndërkombëtar. Qytetet si Leeds, Liverpool, Newcastle, Birmingham, Aberdeen, Londra, Brighton, Belfast dhe Cardiff gjithashtu mund të jenë në garë, raporton BBC. /albeu.com