E mori me forcë të miturën në shtëpi për të abuzuar, polici “monstër” lihet në burg

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg policin Kol Kola i cili tentoi të përdhunojë një të mitur.

Kol Kola 62-vjeç banues në Lezhë, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë akuzohet për veprën penale, “Ngacmim seksual”.

62-vjeçari dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një  13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë Kol Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.

 


Shtuar 7.05.2021 13:34

Tags: ,