Bashkëshorti i Nevila Pjetrit, 35-vjeçares që u gjet e vrarë në Itali, ka treguar komunikimin e fundit me të.
Leonard Marku foli për “Neës 24” duke thënë se kur bashkëshortja e tij u largua natën e ngjarjes nga shtëpia më tha se do dilte për kafe dhe do të takonte një mikun e saj italian.
Gjatë raportimit të ngjarjes mediat italiane shkruan se Nevila punonte si prostitutë, duke cituar edhe kolegat e saj që e kishin parë atë të hipte në një makinë të bardhë që drejtohej nga një burrë.
Por për bashkëshortin e saj, Nevila ishte “një grua shembullore dhe një nënë shumë e mirë për vajzën time”.
Ajo i quan “të pavërteta dhe poshtërsira”, detajet që kanë shkruar mediat italiane.
Më tej ai ka shtuar se nuk ka dyshime te asnjë person, për krimin, “pasi se me sa di unë ajo nuk ka pasur probleme, nuk kemi pasur konflikt me asnjë”.
“Jam i traumatizuar nga ngjarja. Sot do të bëhet autopsia dhe presim të marrim një përgjigje. Shteti italian po merret me hetimet, policia më mori në pyetje dhe po pres të zbardhet e vërteta, deri tani nuk më kanë thënë asnjë pistë hetimi.
Unë si Leonard nuk kam dyshime te asnjë, pasi se me sa di unë ajo nuk ka pasur probleme, nuk kemi pasur konflikt me asnjë.
Unë do ta çoj drejtësinë deri në fund, edhe shteti italian më ka në gatishmëri për çdo gjë.
Në media janë thënë shumë të pavërteta dhe poshtërsira për Nevilën, por për mua ajo ishte një grua shembullore dhe një nënë shumë e mirë për vajzën time (vajzën e kam nga martesa e parë).
Unë dhe Nevila shkonim shumë mirë dhe nuk më kishte thënë më parë se kishte probleme dhe shqetësime nga persona të tjerë.
Kur u largua natën e ngjarjes nga shtëpia më tha se do dilte për kafe dhe do të takonte një mikun e saj italian.
Unë nuk e njihja italianin që do takonte Nevila. Pres që drejtësia italiane ta zbardhë ngjarjen dhe ta gjejë sa më parë autorin”, ka thënë Leonard Marku në një bisedë me gazetarin e News24.