U tha se në Kuvendin e 18 dhjetorit morën pjesë 5004 delegatë, Gazment Bardhi bën transparencë dhe publikon emrat

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikon emrat e delegatëve që ishin pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, së thirrur nga Lulzim Basha që u zhvillua në datë 18 Dhjetor.

Bardhi është shprehur se gjithçka po bëhet transparente dhe e hapur për publikun.

Kujtojmë se Komisioni i punimeve të Kuvendit të PD deklaroi se në Kuvend morën pjesë 5004 delegatë, për të miratuar ndryshimet në Statutin e kësaj force politike./albeu.com/