Prokuroria e Tiranës i ka bërë rekurs vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, për shpalljen të pafajshëm të tre kontrollorëve Muhin Mezini, Flora Ndreca dhe Armando Fezgo.
Prokuroria kërkon prishjen e vendimit të datës 29 mars të këtij viti dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues. Kërkesa e prokurorisë dy shqyrtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Mehdi Bici.
Tre kontrollorët u vunë nën hetim dhe u morën të pandehur për akuzën e “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit ajror”. Gjykata i shpalli të pafajshëm tre kontrollërët pasi sipas saj ditën kur u bojkotua puna, më prill te vitit 2021 ata nuk ishin në turn.