U shiste drogë studentëve, dënohet me burgim shqiptari në Itali (EMRI)

Një shqiptar në Itali është dënuar me 7 vite e 10 muaj burgim, pasi është shpallur fajtor për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Enver Fushën. Siç raportojnë mediet italiane, Fusha është anëtar i një bande kriminale që operonte në zonën e L’Aquillas.

Gjithashtu gjyjkata italiane ka dhënë sot dëinmin edhe për nëntë anëtarët e tjerë të bandës.
Vetëm njëri prej tyre u shpall i pafajshëm.

Banda u shiste lëndë narkotike kryesisht studentëve dhe punëtorëve të ndërtimit në këtë zonë. Droga vinte nga Roma dhe Avezzano, ndërsa gjatë operacionit mësohet se janë sekuestruar sasi të mëdha heroine dhe kokaine./albeu.com/