U shfaq provokuese në Vatikan, Kim Kardashian iu përgjigjet kritikëve për kodin e veshjes

Vizita e djeshme e Kim Kardashian në Vatikan tërhoqi vëmendjen dhe u shoqërua me kritika për shkak të veshjes së yllit televiziv. 40-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan seksi, ku ekspozonte shpatullat dhe belin. Ekziston një kod themelor veshjeje, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit ose muzetë e tij.

Vizitorëve iu ndalohet të veshin rroba që ekspozojnë gjunjët, shpatullat apo gjoksin. Supet gjithashtu duhet të mbulohen ose këshillohen të mbulohen me një shall. Dhe për këto arsye, Kim veshi një xhaketë sipër fustanit në momentin që hyri brenda kishës. 40 vjeçarja iu është përgjigjur kritikave me një postim në rrjete sociale ku shkruan: “Ne patëm përvojën më të pabesueshme duke vizituar Qytetin e Vatikanit.

Ishte e mahnitshme të ishe në gjendje të shikoje të gjitha artet ikonike, arkitekturën dhe skulpturat antike romake, veçanërisht punimet e Mikelanxhelos. Ne madje patëm një mundësi për të parë arkivin e tyre privat të rrobave të veshura nga çdo papë në histori, që datojnë që nga viti 1500-të.Mos u shqetësoni, unë i përmbahesha kodit të veshjes dhe u mbulova plotësisht ndërsa isha brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kapelës Sistine,“, ka shkruan Kardashian.

 


Shtuar 1.07.2021 23:03