U qëllua në distancë teksa arratisej? Artan Hoxha: Aldi Rama nuk tentoi vetëvrasjen!

Vdekja e Aldi Ramës, 21 vjecarit që qëlloi me plumb në zemër duke i marrë jetën efektivit Saimir Hoxha në Lezhë, është ende mister.

Pavarësisht se policia deklaroi se i riu ka tentuar vetëvrasjen në pyjet e Lezhës, dyshime të forta ka që i riu të ketë qëlluar veten në mënyrë aksidentale.

Sipas gazetarit investigativ, Artan Hoxha në Abc, të gjitha shenjat tregojnë se i riu nuk ka tentuar të vrasë veten me qëllim por ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Artan Hoxha: Personi në fjalë nuk qëlluar nga policia, por nge shenjat që ka nuk tregojnë që ka tentuar të vrasë veten me qëllim.

Kur dikush vret veten synon mjekrën nga poshtë lart, synon në gojë ose në ballë, gjen një pozicion të shkaktojë vdekje të menjëhershme. Efektivët thanë që kishin dëgjuar të shtëna arme gati një orë e gjysmë përpara.

Aldi Rama duhet të kishte goditur veten shumë kohë përpara se të shkonte policia atje. Kjo shpjegon faktin që ai nuk ka tentuar të vrasë veten.

Ai ka rrëshqitur dhe mund t’i ketë lëvizur dora. Është goditur në një cep të kokës dhe ka një drejtim të çuditshëm. Snajperi ka fuqi të madhe dhe nuk ngelet në kokë. Nuk është vrarë me armë policie.

Fakti që janë gjetur faktorë plotësues shenja të barutit tregon që është goditur nga fare afër, nga dora e tij. Predhat dalin nuk ngelen në kokë. Distanca e afërt ka bërë që ajo të mbetet në kokën e të ndjerit.

Viktima nuk ka qenë i freskët. Është tentuar të negociohej, nuk është përgjigjur sepse ka qenë i goditur në kokë që në momentet e para. RENEA gjeti njeriun aty ku ishin dëgjuar të shtëna.

Ai nuk u përgjigj në asnjë moment. Nuk është negociuar fare sepse nuk kanë pasur mundësi të flisnin me të. Ai ka qenë jo koshient. Kjo është një rrethanë që dëshmon se ai nuk është goditur nga policia. Kjo mund të jetë aksidentale. /albeu.com/

 


Shtuar 30.09.2021 15:18