U plagos me armë zjarri dhe nuk kallëzoi krimin, arrest me burg për Ergys Likajn

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Ergys Likajn, i cili u plagos me armë pak ditë më parë. Likaj u plagos me armë zjarri dhe nuk kallëzoi në polici krimin.

Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë “arrest me burg” për moskallëzim krimi për Ergys Likajn, disa ditë pasi u plagos nga Ersiljo Mataj.

Ngjarja:

Ergys Likaj, 39-vjeç, i cili pasi u përfshi në një sherr, u plagos në të dyja këmbët më armë zjarri dhe u paraqit në spital për të marrë mjekimin e duhur mbrëmjen e djeshme, nuk ka treguar rrethana e ngjarjes dhe si pasojë është vënë në pranga nga policia e Vlorës për “Moskallëzim krimi”.

Policia e Vlorës ka arrestuar edhe K. Xh., për veprat penale “dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Ndërkohë autori i dyshuar i plagosjes së 39-vjeçarit është identifikuar si Ersiljo Mataj, 18 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia. /albeu.com/

 


Shtuar 1.06.2021 10:52