Një 23 vjeçar është nisur me urgjencë nga gadishulli i Karaburunit për në spitalin e Vlorës pasi është pickuar nga një akrep.
Mësohet se i riu i identifikuar si Enea Dervishaj ishte duke bërë plazh në gjirin e Shën Vasilit së bashku me familjen.
23 vjeçari është pickuar në krah nga akrepi dhe ka filluar dridhjet e trupit gati duke
humbur ndjenjat.
Menjëherë është njoftuar policia kufitare e cila ka mbërritur me një mjet te saj gomone dhe më pas ka shoqëruar të riun në ambientet e spitalit të Vlorës. Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën.