U përplas nga fadroma në Pogradec, 53-vjeçari në gjendje kritike, niset me helikopter drejt Tiranës

Agron Keta, 53-vjeçari që mbeti i dëmtuar pasi u përplas nga fadroma në liqenin e Pogradecit është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Gjendja e pushuesit nga Tirana ka qenë kritike dhe për këtë arsye është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi” ndërsa mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga 31-vjeçari Denis Piperi.

Mësohet se pushuesi ka qenë në gjumë kur është aksidentuar. Mjeti i rëndë shërbente për pastrimin e mbetjeve liqenore./Albeu.com/


Shtuar 9.08.2023 16:21