U ngatërruan për një vajzë? Del fotoja, ky është i riu që vrau njërin vëlla e plagosi rëndë tjetrin (FOTO LAJM)

I riu që shikoni në foton e bashkëngjitur lajmit është Ardit Hida, 24 vjeç, autori i vrasjes së Florenc Kovaçit dhe plagosjes së Mikel Kovaçit me thikë.

Hida është vënë në prangat e policisë, mbrëmjen e djeshme ku dhe ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë.

Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se sherri që përfundoi në tragjedi ka nisur si debat për një vajzë dhe ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Viktima, 28 vjeçari Florenc Kovaçi dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej kohësh nga debpresioni. 19-vjeçari, Mikel Kovaçi gjendet në Tiranë, tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit dhe i plagosjes së vëllait të tij, mbrëmjen e sotme.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu krimin.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të DVP, veprimeve të shpejta hetimore e profesionale, krehjes së zonës dhe kontrolleve të shumta, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K.,19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. /albeu.com/