EMRI/ I vendosën tritol në makinën luksoze, kush është noterja që u kërcënua me eksploziv (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me eksploziv i ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Një makinë “Range Rover” në pronësi të noteres  Rezarta Koçi shpërtheu pasi dyshohet se i është vendosur eksploziv.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes teksa policia po punon për zbardhjen e saj.

Nga shpërthimi i regjistruar rreth orës 23:00 ka pasur vetëm dëme materiale. Mësohet se tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës.

Mjeti ishte i parkuar në zonën e Komunës së Parisit, pranë kryqëzimit me “Rrugën e Kosovarëve”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/