U konfliktua fizikisht me një polic, efektivi dhe 20-vjeçari përfundojnë në komisariat në Vlorë

Një person 20-vjeçar është konfliktuar fizikisht për shkak të detyrës me një punonjës policie, i cili ndodhej jashtë shërbimit në Vlorë. Mësohet se autoritetet kanë bërë shoqërimin e tyre në komisariat me qëllim sqarimin e rrethanave dhe motivin e konfliktit.

Njoftimi:

Paraditen e sotme, në lagjen “Pavarësia 3”, dyshohet se shtetasi G. M., 20 vjeç, është konfliktuar fizikisht, për shkak të detyrës, me shtetasin E. M. (punonjës policie, jashtë shërbimit).

Të dy këta shtetas ndodhen në ambientet e DVP Vlorë, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe motivin e konfliktit. Veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga oficeri i Prokurorisë.


Shtuar 31.03.2024 17:20

Tags: