Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për mediat pas daljes nga gjykata pas shtyerjes së seancës për dosjen “Babale”.
Salianji është shprehur se është gjetur sërish një sebep, ndërsa shtoi se prezenca e dëputetëve të opozitës në sallë ditën e sotme ishte për të inkurajuar drejtësinë të bëjë punën e saj.
“Për të vazhduar analogjinë është në pritje çështja tjetër. U gjet sebepi për ta shtyrë sërish seancën gjyqësore. Në publik ditën e parë që është bërë denoncimi ai që ka bërë akuzën dhe unë sot jam në gjykatë ka shkuar për të kryer dënimin e tij. Prokuroria ka bërë një paçavure.
Unë nuk e di. Kjo çështje duhet të përfundonte me shpejtësi., Çështja ka dalë për të mos pasur një rishortim. Fakti që është hedhur një short drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi. Nuk duhet të jetë avokati. Publiku pret të themi provat dhe ne presim drejtësi të shpejtë.
Pjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancë gjyqësore është inkurajim për drejtësinë. Nuk kanë asgjë deputetët e opozitës përveç fjalës. Maxhorancat dhe qeveritë bëjnë presione ashtu si ka ndodhur në këtë rast”, tha Salianji.