U denoncua nga kunata për dhunë, Gjykata e Lezhës lë arrest shtëpie 45-vjeçaren

Gjyakata në Lezhë ka lënë në arrest shtëpie Age Gjacin, 45-vjeçaren, e cila u denoncua nga kunata e saj për dhunë, dy ditë më parë.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 45-vjeçarja ka deklaruar se nuk e ka dhunuar ish kunatën e saj 33 vjecare Dava Ndoj dhe gjithçka nisi pasi kjo e fundit po e filmonte dhe ka tentuar ti heqë telefonin nga dora.

Kjo ka sjellë fillimisht zënken mes saj dhe ish-nuses se vëllait qe ka percepituar në përplasje fizike mes tyre. Prokurori Francesk Ganaj kërkoi nga trupi gjykues që 45 vjeçarja të qëndrojë në burg, por gjykata pasi mori në konsiderate deklarimet e te akuzuarës dhe kërkesen e organit te akuzës vendosi që të lerë në “arrest shtëpie” Age Gjaçin. Vendimi është dhënë edhe për faktin se nuk përbente rrezik për largim dhe se kishte patur edhe ajo vetë dëmtime si pasojë e konfliktit që kanë patur dy ish kunatat./albeu.com


Shtuar 8.07.2021 13:39