“Budallallëk”: Gratë ushtare marshojnë me taka, por pse? (FOTO LAJM)

Autoritetet vendase në Ukrainë e kanë gjetur veten në mesin e shumë polemikave pasi shpërndanë fotografi ku dukeshin gra ushtare që praktikoheshin për një paradë dhe në këmbë mbanin veshur këpucë me taka.

Ukraina po përgatitet të organizojë një paradë ushtarake muajin tjetër për të shënuar 30 vjet pavarësi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe Ministria e Mbrojtjes publikoi këto foto:

“Sot, për herë të parë, trajnimi zhvillohet me këpucë me takë. Është pak më e vështirë se çizmet e ushtrisë, por ne po përpiqemi,” u citua kadetja Ivanna Medvid në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Por zgjedhja është kritikuar shumë. “Është e vështirë të imagjinohet një ide më idiote, e dëmshme,” tha Inna Sovsun, anëtare e partisë Golos, e cila tregoi rreziqet shëndetësore. Ajo gjithashtu tha se gratë ushtare të Ukrainës – si burrat – rrezikojnë jetën e tyre dhe “nuk meritojnë të tallen”.

Disa politikane sollën këpucë me takë në parlament dhe kërkuan hetim të ngjarjes.

‘Budallallëk’: Gratë ushtare marshojnë me taka, por

Politikania Olena Kondratyuk tha se autoritetet duhet të kërkojnë falje publike për “poshtërimin” e grave. Zgjedhja e këpucëve solli shumë kritika në rrjete sociale dhe në parlament dhe çoi në akuza se gratë ushtare ishin seksualizuar.

Ministria u akuzua për “seksizëm dhe mizogjini” dhe për “tallje me gratë imponuar nga industria e bukurisë”.

Shtuar 8.07.2021 13:39