“U bë i famshëm prej meje”, Capital T sqaron sherrin me Ardian Bujupin

Pak muaj më parë Capital T dhe Ardian Bujupi u përfshinë në një debat virtual rreth bashkëpunimit të tyre, “Andiamo”, pas një deklarate që Capital T bëri në “Gjoni Black”.

Megjithatë, u duk se ata i sqaruan keqkuptimet më pas në një video live në Instagram, ku të dy arritën në përfundimin se gjërat do jenë njësoj dhe sapo tu jepet mundësi do ulen sërish të flasin përballë.

Së fundmi, Capital T ka folur për herë të parë publikisht rreth kësaj ngjarjeje në një intervistë për “Pardon my french” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo. Autori i hitit “Akull” tregoi se mes tyre ka patur disa pakënaqësi, të cilat i ka shprehur sinqerisht në “Gjoni Black”, shkruan news-31.com.

Mirëpo, nënvizoi se më pas ka folur me Ardianin dhe kanë sqaruar çdo gjë, e tashmë raportet e tyre janë të mira. Në fjalën e tij, Capitali u kujdes të përmendte faktin se ky debat nuk ka qenë i planifikuar siç kanë aluduar disa media.

“Nuk ndodh kurrë që unë të bëjë propagandë me një produkt të tillë siç u përfol në media. Nuk ka qenë e planifikuar. Kanë qenë disa pakënaqësi në raportin tonë dhe sa i përket atij bashkëpunimi që unë i kam shprehur shumë realisht! Me Ardianin kemi folur direkt pas këtij reagimi dhe i kemi sqaruar pak më thjesht muhabetet edhe raportet tona janë të mira. Tani kënga ka bërë 100 milionë klikime në You Tube, ka qenë një projekt super i suksesshëm, dhe ne normalisht e festojmë se nuk jemi armiq. Thjesht kemi patur një keqkuptim, një problem, por e kemi sqaruar dhe raportet tona janë ok.”E ajo që thotë artisti mbi raportin e tyre duket mëse e vërtetë, pasi çunat festuan së bashku dy ditë më parë 100 milionë klikime në këtë projekt, që e rendit atë si një nga këngët më të klikuara shqiptare.

Në këto kushte ne shpresojmë për një bashkëpunim të dytë mes tyre.


Shtuar 14.05.2021 19:11