U arrestua për drogë, zbardhet dëshmia e efektivit të RENEA-s: Nuk kam lidhje, ishte rastësi

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i një efektivi të RENEA-s dy ditë më parë pasi në makinën që ai udhëtonte u gjet një sasi prej 1 kg kokainë.

ABC ka siguruar deklaratën e efektivit të RENEA-s të arrestuar, Xhuljano Lici, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me drogën.

“Jam efektiv i policisë dhe po udhëtoja nga Fieri drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e Plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh” kjo ka qenë dëshmia e Xhuljo Lici ndërsa sipas policisë ai nuk ka kontakte me dy personat e tjerë të arrestuar Ded Nimani me precedent të mëparshëm në fushën e drogës dhe Luan Gaçi./albeu.com

Shtuar 17.05.2021 10:05