Detaje makabre! U qëllua në gojë e në kokë, si u ekzekutua me 7 plumba Endri Mustafaj në Shkodër

Janë bërë publike detaje rrëqethesë nga krimi i rëndë në Shkodër ku është ekzekutuar i riu Endri Mustafa, trupi i të cilit u gjet në zonën e njohur si “Livadhe”.

Pas 3 ditësh zhdukje, trupi i 32-vjeçarit u gjet në këtë zonë, dhe u raportua për një vrasje me armë zjarri.

Dëshmitë e fundit nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se është gjetur arma e krimit me të cilën iu mor jeta Endri Mustafës, një emër i njohur për policinë e Shtetit. Mësohet se në vendin e krimit është gjetur një pistoletë dhe 8 gëzhoja.

Në trupin e të ndjerit është qëlluar 7 herë, 1 plumb në gojë, 3 në kokë e 3 në gjoks.

I riu, 32-vjeç, një emër shumë i njohur për Policinë e Shtetit për vepra penale si plagosje, grabitje, fajdexhi.

Mësohet se Mustafa është  dënuar më herët për plagosje, i përfshirë në bandën e fajdexhinjve në Shkodër dhe i implikuar në vrasjen e vëllezërve Bilali.

Gjithashtu Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /albeu.com/

 

 

Shtuar 17.05.2021 10:05