Doli nga shtëpia natën, zbulohet mesazhi i fundit që mori Endri Mustafa para se të ekzekutohej në Livadhe (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detajet e fundit nga ekzekutimi me armë zjarri e të riut në Shkodër. Viktima është shtetasi Endri Mustafa  32-vjeç, trupi i të cilit u gjet në zonën e njohur si Livadhe në këtë qytet.

Burimet bëjnë me dije se i riu është shpallur i zhdukur prej 3 ditësh nga policia e Shtetit, pas denoncimit të familjarëve. Dëshmia e nënës së tij ka zbuluar se i riu ka dalë nga shtëpia në darkë, dhe ka marrë dy mesazhe në celular.

“Eja dil pak”, është teksti i shkurtër që viktima ka marrë për të dalë nga banesa.

Denoncimi në polici është bërë nga nëna e tij, që ka shprehur shqetësimin që i biri nuk i ishte kthyer në shtëpi, por nuk ka folur për konflikte të mundshme të tij me persona të tjerë.

I riu, 32-vjeç, një emër shumë i njohur për Policinë e Shtetit për vepra penale si plagosje, grabitje, fajdexhi etj, u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadhit.

Mësohet se Mustafa është  dënuar më herët për plagosje, i përfshirë në bandën e fajdexhinjve në Shkodër dhe i implikuar në vrasjen e vëllezërve Bilali.

Gjithashtu Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake. /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 17.05.2021 10:05