Turqia ka thënë se do të zbatojë kushtet e një marrëveshjeje ndërkombëtare që mund ta bëjë atë të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për Marinën Ruse.
Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.
Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, si Rusia, në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse vetë Turqia kërcënohet.
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha më herët: “Kemi vendosur që situata në Ukrainë është kthyer në luftë. Ne do të zbatojmë në mënyrë transparente dispozitat e Montreaux.”
Turqia, e cila është një aleate e NATO-s, por është gjithashtu e varur nga Rusia për energjinë dhe turizmin, e kishte quajtur më parë sulmin e Rusisë të papranueshëm, por nuk e quajti situatën një luftë.