E BUJSHME/ Erdogan godet në kokë djalin e vogël (VIDEO)

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan është filmuar teksa godet në kokë një djalë të vogël që guxoi të priste shiritin e një përurimi para tij. Videoja e publikuar që po merr shpërndarje masive tregon të voglin që e ka prerë shiritin, por për ta fshehur nga Erdogan, vijon t’i mbajë të bashkuara të dyja anët e tij.

Në një moment ai lëviz krahun dhe duket shiriti i prerë. Kjo gjë nuk u shpëton as syve të Erdogan, i cili nis ta qortojë të voglin dhe ta godasë në kokë me dorën e mbledhur grusht.

Më pas Presidenti i Turqisë shihet të flasë dhe me dy vajzat që ndodhen anash të voglit. Fëmijët nisin të qeshin, por fytyra e djaloshit pas goditjeve në kokë, tregon se nuk i shijoi dhe aq ai moment./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 22:08