Trëndafili i Ramës? Votojnë Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku (FOTO LAJM)

Dita e sotme është dita ku shqiptarët votojnë me të drejtën e tyre legjitime dhe zgjedhim qeverinë e cila do të na qeverisë për 4 vitet në vijim.

Pjesë e votimeve është bërë edhe çifti shumë i famshëm shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.

Ka qenë këngëtarja ajo që ka shpërndarë në InstaStory një foto të dorës së saj kapur me të Besit ku dallohet shenja e votimit në gishtat e tyre.

Xhensila e ka shoqëruar postimin me një trënafil të kuq, simboli i Partisë Socialiste, duke vënë në dyshim të gjithë ndjekësit që ishin të sigurt se çifti voton LSI, për shkak të miqësisë me Presidentin Meta dhe Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi./albeu.com/