Në prag të Krishtlindjeve, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 4-vjeçar është rrëzuar nga ballkoni i katit të gjashtë, dhe i ati në përpjekje për ta kapur, ka rënë bashkë duke ndërruar jetë.
Tragjedia ndodhi në Palermo, në një pallat në Via Ausonia, në shtëpinë ku familja kishte përjetuar edhe dramën e vdekjes së nënës së fëmijës.
38-vjeçari ishte inxhinier në Universitetin e Palermos dhe kishte humbur gruan e tij, pak më shumë se një vit më parë.
Ai vdiq pak pasi mbërriti në spital, megjithatë djali u shpëtua për mrekulli pa asnjë lëndim serioz dhe ndodhet i shtruar në spitalin “Cervello”.
Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin, thonë në spital.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.