Çmendet shqiptari në Itali, nuk pranoi ndarjen, tenton të përplasë me makinë ish-partneren e tij (VIDEO)

Një 50 vjeçar shqiptar në Itali  është arrestuar nga policia, pasi tentoi të vriste ish partneren e tij. Ngjarja ka ndodhur në Alessandria, ku ai ka tentuar të përplasë me makinë 41-vjeçaren, po ashtu shqiptare, teksa po ecte në rrugë.

Kamerat e sigurisë, kanë kapur edhe momentin ku 50-vjeçari ecën me shpejtësi me makinë.

41-vjeçarja ka arritur të shmanget duke kapërcyer një stol dhe 50-vjeçari ka përplasur disa makina të përkuara.

Më pas ka dalë nga automjeti dhe e ka dhunuar. Në atë moment, aty pranë ka rastisur një ish polic 71-vjeçar, i cili ka ndërhyrë.

Shqiptari ka tentuar të arratiset, por është kapur nga policia.

“Ndërhyra dhe e ndalova. Ai tentoi të arratisej me makinë, por e ndalova sërish dhe e dorëzova tek policia që mbërriti në vendngjarje. Nëse nuk do të kisha qenë atje ai do ta kishte vrarë”, tha ish oficeri.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur pasi ata ishin ndarë disa javë më parë dhe shqiptari nuk e kishte pranuar këtë.