Tragjike në Selanik, 47-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga kamioni

Një aksident tragjik ka ndodhur në Selanik ku një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Mësohet se shqiptari u përplas nga një kamion për vdekje, teksa ishte duke rregulluar gomën e makinës.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Michail Psellou” në Analipsi të Selanikut, ndërkohë që 47-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Rrethanat e aksidentit, siç raporton Agjencia e Lajmeve të Athinës, janë duke u hetuar nga Departamenti i Policisë Charilaou Analipsi.