Tragjike në Korçë, nëna gjen djalin të vdekur në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë ku nëna ka gjetur pa shenja jete djalin e saj 50 vjeçar, i cili  ka vrarë veten me thikë në banesë.

Viktima Edmond Lara mësohet se nuk ka qenë problematik dhe nuk ka qenë i punësuar gjithashtu burimet tregojnë se 50- vjeçari ka qenë i divorcuar nag gruaja.

Policia ka mbërritur pranë banesës për zbardhjen e rrethanave.

Pritet edhe eksperti i mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminimin e viktimës.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi E. L., 55 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 23.06.2022 15:50