Hetimet për tragjedinë në Postribë, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj, kanë nxjerrë në dritë detaje të reja. Në banesën e përfshirë nga flakët janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzinë, ndërsa dyshohet se gjatë zjarrit mund të kenë ndodhur edhe shpërthime.
Viktimat janë Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 1 dhe 4 vjeç.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave paraprake, 24-vjeçarja dhe fëmijët ishin kthyer pak kohë më parë nga Gjermania dhe kishin shkuar në banesën e vjetër të familjes, në fshatin Domen.
Puna e shërbimeve zjarrfikëse është penguar nga terreni i vështirë, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta larg rrugës kryesore në këmbë.
Grupi hetimor vijon të mbledhë prova për të përcaktuar origjinën e zjarrit dhe për të sqaruar të gjithë rrethanat e ngjarjes. Deri tani, pista kryesore mbetet ajo e një zjarri aksidental, ndërsa nuk përjashtohen as mundësi të tjera.
