Flamuri shqiptar është ulur sot në gjysmë shtizë në nderim të viktimave që humbën jetën në përplasjen e trenave në Greqi.
Kryeministri Rama njoftoi më herët se e diela do të shpallej ditë zie kombëtare.
Tragjedia ndodhi natën e 28 shkurtit, në Tempe, kur treni i pasagjerëve me 350 persona në bord u përplas me atë të mallrave.
Sipas medieve greke 57 persona kanë humbur jetën. Mes viktimave ka dhe 4 shqiptarë.
Ata janë identifikuar si Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xholla dhe Klaudia Lata./Albeu.com/