Tragjedi në Tiranë, 55-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”, pasi një 55-vjeçare ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para 55-vjeçarja A.M dyshohet se ka rënë nga alrtësia dhe si pasojë ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po heton mbi rastin.

Njoftimi:

Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”, dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.06.2023 18:23