Tragjedi në familjen shqiptare: Ishte duke luajtur, humb jetën 12 vjeçari në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Zakunthos të Greqisë, mbrëmjen e  djeshme, ku djali i tyre 12-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me një rrymë energjia.

Mediat greke bëjnë me dije se fëmija ishte duke luajtur me shokët pranë shtëpisë së tij, kur ishte fshehur pas ambienteve të kondicionimit të një hoteli.

I mituri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën, pavarësisht ndihmës së menjëhershme fëmija nuk mund të rikthehej në jetë.

Policia ka arrestuar pronarin e hotelit, ku ndodhi edhe tragjedia. /albeu.com/