DETAJET/ Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë: U qëllua me dy plumba në kokë nga pasagjeri, shoqërohen 10 të dyshuar

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Vlorë ku ekzekutua i riu Xhuliano Bullari.

Burimet nga grupi hetimor dyshojnë se i riu është qëlluar për vdekje nga pasagjeri që kishte në makinë para pak krimit të rëndë.

Dyshohet se ky i fundit e ka qëlluar me dy plumba në kokë.

Policia e Vlorës deri më tani ka shoqëruar në komisariat të paktën 10 persona, të dyshuar mbi ngjarjen e rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet  se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbëritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 22.08.2021 09:16