Trafik droge dhe grabitje me armë, Policia britanike nxjerr listën e shqiptarëve më të kërkuar (FOTO LAJM)

Një numër jo i vogël shqiptarësh ndodhet në “listën e zezë” të Mbretërisë së Bashkuar për sa i përket personave më të kërkuar nga Policia.

Autoritetet britanike “Kent Police” ka publikuar emrat dhe fotot e “personave më të kërkuar” në Britaninë e Madhe, ku nuk mungojnë edhe disa të rinj shqiptarë.

Reneo Shehu është një prej tyre i cili u la i lirë me kusht por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Crown Court ku duhet të gjykohej për grabitje dhe shitje droge të klasit A, Kokainë. Shehu në vitin 2017 është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për grabitje me armë të një shtëpie në zonën Wantedn e Canterbury në Jug të Anglisë.

Eglant Lleshi është një tjetër i ri në kërkim. Mësohet se ai kërkohet nga autoritetet për një tentativë lëndimi të rëndë trupor pranë fshatit Blue Bell Hill. Ndërkohë pjesë e listës janë edhe shqiptarë të tjerë.

Androen Lafetaj, Shpëtim Rexhepi, Fasli Gjajxha dhe Sidorel Deshkaj në kërkim për grabitje dhe a rmë, posedim të lëndës narkotike kokainë dhe për krime që lidhen me emigracionin e paligjshëm./albeu.com