Toyota i pret rrugën Benzit, tre të plagosur në aksin Krahës-Mallakastër

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Krahës-Mallakastër.

Mësohet se dy makina janë përplasur duke lënë të plagosur tre persona.

Automjeti tip Mercedez-Benz vinte nga drejtimi jugor teksa i ka zënë udhën mjeti tip Toyota.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihëmn mjekësore./Albeu.com/


Shtuar 10.06.2023 15:53