Tjetër pistë për mashtruesin më të madh të Turqisë, dyshohet se është rrëmbyer në Shqipëri

Turqia u trondit nga një skandal i madh rreth 10 ditë më parë,  ku i riu Faruk Ozer arriti të realizonte një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij shteti, plot 2 miliardë dollarë kriptomonedha.

Edhe pse kohët e fundit kemi dëgjuar që kriptovalutat janë shumë të shquara në të gjithë botën, ne nuk kemi dëgjuar për problemet me këto monedha.

A është rrëmbyer Fatih Faruk Özer?

Kompania e drejtuar prej Ozer, Thodex arriti të vidhte punën e më shumë se 300 mijë njerëzve dhe të arratisej nga vendi i tij me një metodë të ngjashme me idetë klasike të mashtrimit.

Mediat turke bëjnë me dije se biznesmeni, i cili deklaroi  se do të kthehej, u zhduk me një deklaratë me shkrim të bërë nga Shqipëria dhe pas kësaj kohe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Policia vazhdon t’i përqendrojë hetimet në dy pista kryesore: Ky person u rrëmbye në  Shqipëri apo ai u vetë-zhduk duke bërë biznes me mafien.

A ka bashkëpunuar Fatih Faruk Özer me mafian?

Edhe pse është krijuar një ekip shumë i veçantë nga ekipet policore të Shqipërisë dhe Turqisë, ky person ende nuk është gjetur. Mediat turke shkruajnë se Shqipëria ka një strukturë të përzier dhe ngjarjet masive mafioze spikasin në këtë vend duke ngjallur shumë dyshime.

Dilema që mundon organet ligj zbatuese turke është nëse ky person u rrëmbye apo u zhduk duke bërë biznes me mafian shqiptare.

Ky njeri, i cili u tha se do të kthehej në Turqi, ndoshta tani po shijon pushimet në një vend të panjohur, ose mund të vijojë jetën e tij me një pasaportë tjetër në një nga hotelet më të bukura në botë.


Shtuar 6.05.2021 10:57