Tjetër padi për Baldwin për vrasjen në sheshxhirim

Një video e animuar është publikuar dhe tregon skenën e vrasjes gjatë xhirimeve të filmit Rust tetorin e kaluar në Nju Meksiko. Animimi tregon momentin kur aktori Alec Baldwin qëllon për vdekje me pistoletë drejtoren e fotografisë Halina Hutchins.

Pamjet u publikuan nga avokati i familjarëve të 42-vjeçares së vrarë, të cilët njoftuan ngritjen e një padie për vrasje në kushte neglizhence ndaj Baldwin dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit të filmit.

Padia mban nënshkrimin e bashkëshortit Matthew Hutchins, i cili e ngre atë edhe në emër të të birit 9-vjeçar të tyre.

Një video e animuar është publikuar dhe tregon skenën e vrasjes gjatë xhirimeve të filmit Rust tetorin e kaluar në Nju Meksiko. Animimi tregon momentin kur aktori Alec Baldwin qëllon për vdekje me pistoletë drejtoren e fotografisë Halina Hutchins.

Pamjet u publikuan nga avokati i familjarëve të 42-vjeçares së vrarë, të cilët njoftuan ngritjen e një padie për vrasje në kushte neglizhence ndaj Baldwin dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit të filmit. Padia mban nënshkrimin e bashkëshortit Matthew Hutchins, i cili e ngre atë edhe në emër të të birit 9-vjeçar të tyre.


Shtuar 16.02.2022 20:27

Tags: