Tjetër aksident në rrugët e Shqipërisë! Makina del nga rruga në Korçë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në Korçë pak minuta më parë.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Turan të këtij qyteti.

Nga informacionet e para për albeu.com bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin duke pësuar aksident afër urës së Turanit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka qënë i vetëm në makinë dhe ka marrë lëndime të lehta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet versioni zyrtar i policisë mbi ngjarjen dhe shkaqet që çuan në aksident. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 26.10.2021 21:50