Tifozët e skuadrës gjermane përleshen me policinë, 185 të plagosur (VIDEO)

Një total prej 185 oficerësh policie u plagosën të dielën në trazirat e ndodhura në përfundim të ndeshjes në shtëpi të Dynamo Dresden , me të cilën klubi gjerman vulosi ngjitjen në Bundeligën 2.

Teksa ditën e djeshme luhej ndeshja ndaj Turgucu, e cila vulosi fatet e sezonit, tifozët e Dinamos dëshironin me çdo kusht të ishin në stadium për të përkrahur skuadrën e tyre.

Megjithatë, për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria për shkak të pandemisë, policia i ka ndaluar që të futeshin në stadium. Për këtë, tifozët u përpoqën të thyejnë vijën e policisë në drejtim të stadiumit, por hasën në rezistencën e këtyre të fundit.

Mediat gjermane raportojnë se në rrugë janë parë skena lufte ku shumë sende dhe flakadanë janë hedhur në drejtim të forcave të rendit të cilat e kanë pasur të vështirë për t’u përballur me turmën e tifozëve.

Mësohet se janë arrestuar edhe disa persona, të cilët mendohet se janë nismëtarët e dhunës të ndodhur në rrugët e Dresdenit.


Shtuar 18.05.2021 10:17