Shkarkimi, Meta i përgjigjet Kuvendit për seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Kuvendit lidhur me ftesën për t’u paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij.

Meta thotë se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

Më tej, kreu i shtetit thotë se, e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret etj., i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik.

Meta thekson se, kjo transparencë e veprimtarisë së Presidentit të Republikës do të vijojë deri në përfundim të mandatit të tij, më 24 korrik 2022./albeu.com

 

Shtuar 18.05.2021 10:06